“Na eliminuan me gol 7 metra offside, Klop është mësuar me hile!”

Uest Hemi dhe Liverpuli zhvilluan një ndeshje shumë të fortë midis tyre. Gjithçka përfundoi në barazim 1-1 dhe më shumë se të gjithë festuan tifozët e Mançester Sitit dhe Totenhemit. Golit të Sadio Manes iu përgjigj Mikael Antonio, ndërsa polemikat shpërthyen në fund të ndeshjes.

Goli i Liverpulit nisi nga një pozicion jashtë loje, ndërsa në minutat shtesë Origi humbi një rast të pastër, me sulmuesin që ishte në pozicion të parregullt.

Trajnerët Manuel Pelegrini dhe Jurgen Klop shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin në fund të ndeshjes. Gjermani i “The Reds” pranoi pas ndeshjes se goli i Mane duhej anuluar, por akuzoi arbitrin për favorizim të ekipit vendas.

Pelegrini ka replikuar me trajnerin e Liverpulit, duke e akuzuar këtë të fundit. Kiliani i kujton Klopit dhe episodin e ndodhur në çerekfinalen e kthimit të Champions Ligës. Ishte 9 prilli i vitit 2013 dhe Dortmundi shënonte dy gola në shtesë për të kaluar më tej.

Mbrëmë nuk e humbëm ndeshjen, sepse Origi gaboi një rast, ku ishte më shumë se gjysmë metër pozicion jashtë loje. Klop është mësuar të fitojë me gola offside. Më ka ndodhur dhe më parë një situatë e tillë. Ai drejtonte Dortmundin dhe unë Malagën. Ata na eliminuan me një gol 7 metra pozicion jashtë loje, kështu që nuk mund të ankohet për gjykimin“, përfundon Pelegrini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online