Rezultatet negative dhe largimi i Alitit, “zbërthehet” Orges Shehi

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Besëlidhjen në Kupë. Gjithashtu në fokus ishte edhe situata aktuale që po kalon ekipi korçar.  “Është ndeshja e kthimit, kemi marrë një rezultat pozitiv ndeshjen e parë. Edhe nesër do ta vlerësojmë maksimalisht dhe në kuadër të kësaj do të fusim gjithë lojtarët që mendojmë që mund të jenë më të gatshëm për këtë takim”, u shpreh durrsaku, duke paralajmëruar se do të hedhë në fushë më të mirët kundër lezhjanëve.

Së fundmi, veç Fidan Alitit, nga Skënderbeu ka ikur edhe Ardit Hoxhaj. Dy lëvizjet në dalje janë komentuar nga trajneri Shehi, i cili deklaroi: “Janë dy largime të rëndësishme. Alitin e prisnim nga momenti në moment. Duke qenë lojtar me cilësi, duke qenë lojtar i përfaqësueses së Kosovës, e dinim që oferta nga jashtë kishte vazhdimisht.

Ato u konkretizuan në ditën e fundit. Largimi i tij na dobëson nga organika, por është në kuadër të strategjisë që ka klubi. Është një transferim që do ia uronim kujtdo. Hoxhaj është larguar dje në drejtim të një klubi tjetër. Do më shumë minuta dhe shpresoj t’i ketë aty ku do të shkojë”.

Klubi korçar ka dalë me deklaratë dhe ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes në Fushë-Krujë. Në të kundërt, Skënderbeu ka “kërcënuar” me largim nga kampionati. “Unë jam trajneri i skuadrës, kurrsesi nuk mund të komentoj deklaratat e presidentit. Ai është shkalla më e lartë e klubit. Ne do të përqendrohemi te ndeshja e nesërme me Besëlidhjen. Nuk duhet të qahemi për atë që iku, pasi duke e bërë diçka të tillë do të humbasim edhe atë që do të vijë. Fokusi është te fushë dhe ndeshja. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. Me çështjen merren drejtuesit e klubit”, shtoi Shehi.

Në fund trajneri i Skënderbeut flet edhe për ecurinë negative të javëve të fundit: “Rezultat nuk kanë qenë ato që dëshironim, do bëjmë maksimumin të kthehemi që këtë javë te rezultatet pozitive. Ka pasur shumë faktorë që kanë ndikuar dhe një prej tyre është se nuk e kemi pasur kurrë grupin e plotë. Me Laçin do jenë të gjithë dhe shpresojmë të kthehemi aty ku duhet. Nuk është mirë për të gjithë ne, për vazhdimësinë e skuadrës, që mos të marrim rezultatet pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online