Muzaka: Çudi është të mos e shohësh Skënderbeun në vend të parë!

Gjergji Muzaka arriti që të shënonte gol sapo hyri në fushë në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Skënderbeut. Mesfushori e ndëshkoi sërish “ish”-skuadrën e tij, ashtu si në fazën e parë.

Pas ndeshjes, Muzaka tha në emisioni “Gol pas Goli” në “Supersport”, se diferencën në këtë ndeshje e bëri eksperienca. Sa i përket rivalit më të fortë, anësori theksoi se Partizani ka bërë një fazë të parë mjaft të mirë, por nuk harroi pa përmendur dhe Kukësin.

GOLI – “Ishte ndjesi e mirë, sepse sa u futa arrita të shënoja. Ishte ndeshje e fortë, e luftuar, por kemi eksperiencën për të luajtur këto ndeshjet e mëdha dhe kjo bëri diferencën. Edhe Partizani pati rastet e vet,a por ne nuk e ulëm ritmin dhe vijuam deri në fund dhe fituam”.

“Besoj se Skënderbeu në këto vite i ka arritur shumë sukses. Çudi është ta shohësh jo në vend të parë Skënderbeun jo ta shohësh në vendin e parë, të paketën jo me ne. Mundohemi t’i mbajmë me këmbë në tokë djem të rinj, por ne i dimë detyrat dhe objektivat që kemi”.

GOLAT SI “ISH” – “Kështu funksionin futbolli. Lojtari është profesionist dhe jep më të mirën aty ku luan, por nuk është vetëm, Tirana dhe Partizani që unë i kam shënuar, pasi kam shënuar ndaj çdo kundërshtari dhe nuk ka ndonjë gjë kaq të veçantë”.

PARTIZANI – “Partizani ka treguar vazhdimësi dhe ka treguar se është një ekip i denjët për të rivalizuar për kampion. Kukësi ka skuadër simpatike. Nuk janë këto ekipet që ne kemi lënë pikë. Kemi lënë pikë me skuadrat më të dobëta në letër. Partizani ka një ekip mjaft të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online