Dose Kofi është i pari largim nga Bylisi, ndërkohë që ende nuk ka bërë asnjë afrim. Një ditë më parë u raportua nga mediat në Kosovë se është arritur akordi me mesfushorin Ilir Mustafa. Lojtari në fjalë ka dalë i lirë nga Liria e Prizrenit, por e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë te Bylisi.
Klubi ballshiot ka dalë me një deklaratë dhe mohon që të kenë bërë bisedime me mesfushorin Musfta, e për më tepër të kenë një marrëveshje. “Sqarojmë mediat se Bylisi nuk ka asnjë kontakt me Ilir Mustafën nga Kosova, siç edhe raportojnë mediat. Nuk kemi pasur dhe as nuk e kemi në planet tona lojtarin në fjalë, pa e paragjykuar aspak për vlerat që mbart”, njofton klubi ballshiot.
Bylisi po punon për t’u përforcuar gjatë kësaj periudhe. Më parë janë lakuar edhe emra të tjerë që lidhen me ballshiotët, por klubi ka dalë me deklaratë dhe ka mohuar gjithçka. Në klub janë të vendosur për të bërë pak ndryshime, pasi janë të kënaqur nga grupi i lojtarëve që e ngjitën Bylisin në Superiore.