Musta “mesazh” Laçit, Mustafa: Kanë ndryshuar, por janë të fortë

Argjend Mustafa do të rikthehet në Laç, këtë herë si kundërshtar. Mesfushori nga Vushtrria është pjesë e Flamurtarit dhe sot ai ka dalë para mediave dhe ka folur për përballjen me ish-ekipin.  “Ndeshja me Laçin është e veçantë për mua, pasi kam qenë pjesë e atij ekip për një vit e gjysmë. Jemi profesionistë dhe japim maksimumin për ekipin ku luajmë. Nesër shkojmë atje dhe japim më të mirën tonë”, deklaroi Mustafa.

Mesfushori ka fituar Kupën dhe Superkupën me kurbinasit, ndërkohë që nga atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra te Laçi. Këtë e thotë edhe vetë Mustafa: “Laçi ka ndryshuar krejtësisht. Atëherë ishte ekip me eksperiencë. Tani kanë të rinj që luajnë në grup. Mendoj se Laçi ka një ekip të mirë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje.  Nga lojtarët atje njoh portierin, Selmanin, Lushkjen dhe Gjonin. Nuk kam folur me ta”.

EMILJANO MUSTA – Lojtari nga Elbasani gjithashtu ishte sot i pranishëm në konferencë për shtyp dhe theksoi se në Laç shkojnë për fitore: “Kemi pasur më shumë kohë të përgatitemi, është një ndeshje e fortë me Laçin. Gjithsesi ne shkojmë për fitore, për vetë objektivat që kemi”, u shpreh fillimisht Musta.

Më tej, i pyetur se si ndikon ndryshimi trajnerit te Laçi, ai shtoi:  “Normalisht kur ndryshohet trajneri lojtarët mundohen të japin maksimumin për t’u shfaqur te trajneri i ri. Besoj se ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen, me trajner të ri apo të vjetër. Flamurtari do hyjë në fushë për të marrë maksimumin”.

Fusha dhe gjykimi – “Është fushë e vështirë. Gjatë gjithë këtyre viteve kemi parë që ata janë të fortë aty, por ndeshjet janë të gjitha të vështira. Kështu që pse mos ta tentojmë fitoren. Grupi është thuajse i plotë, nuk kemi mungesa. Pika më e fortë e jona është grupi. Them se jemi një grup i konsoliduar.

Për gjykimin është ai avazi i vjetër, nuk kemi çfarë flasim më tepër. Ne thjesht duam që në fushën e lojës të jetë gjykim sa më i drejtë, pasi për ato që duken s’kemi çfarë themi. Jemi në vitin 2019 dhe të paktën të jetë 50 me 50”, përfundoi Musta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online