Këshilla e Berluskonit: Nëse Gatuzo bën këtë lëvizje, Milani fiton thellë!

Nesër në darkë zhvillohet derbi i Milanos. Kuqezinjtë e Gatuzos vijnë nga një moment shumë i mirë, ndodhen në vendin e tretë 1 pikë sipër Interit dhe kanë punuar qetësisht gjatë javës. Ndryshe paraqitet gjendja e ekipit zikaltër.

Djemtë e Spaletit po hasin vështirësi në lojë, shënimin e golave dhe rezultate. Të enjten erdhi eliminimi kundër Ajntrahtit të Frankfurtit në Ligën e Europës. Gjithsesi, të dy ekipet janë gati për t’iu dhuruar emocione, krenari dhe fitore tifozëve të tyre.

Silvio Berluskoni ka pëlqyer dhe vazhdon ta pëlqejë futbollin sulmues. Ish-presidenti i famshëm i Milanit, tashmë në të njëjtin rol te klubi i Monzës, ka dhënë një koment të shkurtër për derbin.

Nuk e di se kush do e fitojë ndeshjen. Di të them që, nëse trajneri do të vendosë Suson pas dy sulmuesve, Milani do të fitonte me një diferencë golash”, komenton shkurt “Kavalieri”. Berluskoni njihet për dëshirën e madhe për të luajtur gjithmonë me dy sulmues dhe i urren skemat me një bomber në majën e repartit ofensiv.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online