Vedat Muriqi ka qenë një ndër zbulimet e këtij sezoni në Superligën turke, teksa ka shënuar 11 gola e ka regjistruar 7 asiste me skuadrën e Rizesporit.
Paraqitjet e mira të sulmuesit të Kosovës kanë sjellë interes nga shumë klube elitare turke. Disa javë më parë u përfol për një transferim te Gallatasaraji, por së fundmi në lojë është futur një tjetër klubi i madh.
Bëhet fjalë për Beshiktashin. Skuadra nga qyteti i Stambollit ka ndërmend të mbyllë bashkëpunimin me kanadezin Kajl Larin dhe turkun Mustafa Pekmetek. Muriqi është një ndër kandidatët kryesor për të plotësuar repartin e sulmit sëbashku me Burak Jilmaz .
Futbollisti 24-vjeccar ka një kontratë deri në vitin 2020 me Rizesporin, prandaj Beshiktashit i duhet të paguajë për kartonin e sulmuesit të Kosovës.