Murinjo tremb Napolin, 100 milionë euro për mbrojtësin

Mançester Junajtid po kërkon një emër të madh për repartin difensiv, ndërsa Zhoze Murinjo e ka ndarë mendjen. Portugezi është i “fiksuar” pas Kalidu Kulibali. Mbrojtësi senegalez është një nga pikat më të forta të Napolit dhe një nga më të mirët në rolin e tij.

Siç citon “The Times”, Junajtid ka gati një ofertë prej 90 milionë sterlinash për 27-vjeçarin. Klubi anglez dëshiron ta ofrojë qendërmbrojtësin në merkaton e janarit, ndërsa ky i fundit mund të vazhdojë të luajë në Champions, pasi rregulli i ri e lejon aktivizimin me dy ekipe gjatë një sezoni.

Megjithatë, Napoli vështirë të heqë dorë nga Kulibali. Kundër është dhe Karlo Ançeloti dhe tifozët, të cilët e adhurojnë “murin” e mbrojtjes. Murinjo nuk dorëzohet dhe ka gati rreth 100 milionë euro, por, ndonjëherë, as paratë nuk mjaftojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online