Idrizaj: Fitorja “oksigjen” për ne, luaj kudo për ekipin

0

Hektor Idrizaj, mbrojtësi vlonjat i Kamzës, luajti në disa pozicione ndaj Luftëtarit për shkak të problemeve që skuadra e tij pati prej dëmtimeve. Për të nuk ka rëndësi shumë se ku luan dhe këtë e shprehu hapur në prononcimin e dhënë në emisionin “Gol pas Goli” nëSupersport.

“Në këto momente ka rëndësi të jemi efektiv në çdo pozicion. Unë ndihem më mirë në të djathtë, por kemi pasur shumë probleme nga krahët. Patëm spostime rolesh”, u shpreh Idrizaj fillimisht. Më pas ai analizoi edhe triumfin e arritur.

“Ishte një fitore shumë e luftuar. Ishte një fitore si oksigjen për ne, ndaj një rivali direkt. Vetë situata ka qenë e keqe. Na është rritur përqendrimi. E analizojmë me detaje kundërshtarin  dhe kjo do përqendrim gjatë gjithë javës. Seancat stërvitore i përgatisnim nga kundërshtari i radhës”.

POZICIONI – “Jam më mirë si mbrojtës i djathtë dhe jap më shumë për ekipin, por kemi shumë dëmtime dhe do të adaptohemi aty ku na detyrojnë dëmtimet që të luajmë”.

OBJEKTIVI – “Është ruajtur 70% e grupit dhe kjo është shumë e mirë. Grupi ka kualitet, edhe pse rezultatet nuk e thonë këtë. Gara është shumë e fortë, por kemi besim se mund të ecim para”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.