Rejnxhërs hap fals me Grezdën në fushë, Lilaj e Xhejms “ëndërrojnë” Europën

0
Rejnxhërsi i Eros Grezdës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Dandin. Anësori i Kombëtares së Shqipërisë luajti për 90 minuta të plota në këtë ndeshje, me Stivën Xherard që i besoi deri në fund aftësive të 26-vjeçarit. Ndeshja nisi jo mirë për skuadrën e 23-vjeçarit, pasi vendasit shënuar që në minutën e 8-të me anë të Milner. Gjithsesi, ekipi i Grezdës e gjeti golin e barazimit pak minuta më vonë me anë të Halidej. Ndonëse rastet nuk munguan, Rejnxhërs nuk arriti dot që të merrte pikë të plota, duke i krijuar komoditetin Sëlltikut që ta thellojë akoma dhe më shumë diferencën. Në Azerbajxhan vijon të bëjë mirë Sabjen Lilaj, i cili e kanisur që nga minuta e parë sot ndeshjen mes Gabalës dhe Sabailit. Skuadra eish-mesfushorit kuqezi është ndarë në barazim 0-0. Nga minuta e parë kanëzbritur në fushë edhe Xhejms Adeni, ashtu si dhe Rauf Alijev. Nigeriani ka qenëpjesë e Laçit dhe Skënderbeut më parë, ndërsa azeri ka pasur një eksperiencë tëshkurtër në radhët e Kukësit. të tre këto lojtarë janë pika të rëndësishme të skuadrëssë Gabalës. Ish-sulmuesi i verilindorëve e ka tradhtuar skuadrën e tij sot, pasi 4 minuta para fundit të ndeshjes është ndëshkuar me karton të kuq. Gabala tani ndodhetvetëm 4 pikë larg vendit të tretë që të çon në kualifikueset e Europa League.
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.