Murinjo nuk gjen “paqe”, të tjera shqetësime përpara derbit

Pasditen e sotme në Premier Ligë, e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar në Mançester, teksa luhet derbi mes Sitit dhe Junajtid. Kryesuesit aktual të Sitit, presin në “Etihad” ekipin e Murinjos, ku pozitat në renditje nuk i ka të favorshme, pasi në rast humbje do ta shihte veten 12 pikë larg rivalëve, thënë më ndryshe thuajse jashtë garës për titull që në fazën e parë.

Gjithsesi, përpara takimit, në kampin e “djajve të kuq”, duket se nuk ka lajme të mira. Pol Pogba është në dyshim të plotë për sfidën, pasi nuk është parë të udhëtonte me ekipin. Gjithashtu francezi nuk ishte pjesë e grupit në stërvitjen e së premtes. Megjithatë, të paktën një tjetër lajm, i ka rregulluar pak gjërat për Murinjon.

Romelo Lukaku ka qenë i pranishëm me skuadrën dhe është akomoduar në hotelin që po qëndrojnë “djajtë e kuq”. Gjasat që belgu të jetë në stol janë të mëdha, por nuk do të përjashtohej dhe një aktivizim si titullar në majën e sulmit. Ndeshja do të luhet në orën 17:30 dhe pritet me një interes të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online