Milan-Juventus, situata në të dyja kampet dhe formacionet e mundshme

Mbrëmja e sotme do të kulmojë me duelin mes Milanit dhe Juventusit, që do të zhvillohet në “San Siro”. Të dyja skuadrat kanë nevojë për fitoren, teksa Juventus e sheh veten nën presion pas fitores së Napolit mbrëmë, ndërsa Milan kërkon të tregojë që ky do të jetë sezoni i tyre. Më poshtë iu kemi sjellë situatën në të dyja kampet përpara takimit.

MILAN
Në fund të ndeshjes me Betisin, shqetësimi kryesor i Gatuzos ishin dëmtimet. Zëvendësime të detyruara në Spanjë, teksa Kutrone, Musakio e Çalhanoglu iu shtuan listës së dëmtimeve. Gjithsesi, në stërvitjen e fundit është parë që Higuain është rikuperuar thuajse plotësisht, pasi e ka kryer seancën stërvitore pa probleme dhe duket gati.

Bilja do të mungojë për katër muaj dhe kjo ishte një goditje e rëndë për mesfushën kuqezi. Gjithashtu, Musakio do të ndalojë për rreth dy muaj. Çalhanoglu nga ana tjetër pritet ta nisë nga stoli dhe të shtrëngojë dhëmbët për të marrë disa minuta.

Sa i përket formacionit, mbrojtja pritet të jetë si gjithmonë me Rodrigez e Kalabria nga krahët. Romanjoli e Zapata do të formojnë dyshen e mbrojtjes, ndërkohë digën në mesfushë e ndërtojnë Kesi dhe Bakajoko. Suso e Laksalt veprojnë nga krahët. Kastijeho pritet të luajë në sulm së bashku me Higuain, në një pozicion që shihet si i preferuar kohët e fundit për spanjollin, pasi i jep shumë lirshmëri.

Milan (4-4-2)
Donaruma, Kalabria, Zapata, Romanjoli, Rodrigez, Suso, Kesi, Bakajoko, Laksalt, Higuain, Kastijeho

JUVENTUS
Zonja e vjetër vjen pas një humbje ndaj Junajtid në mesjavë dhe do të kërkojë menjëherë të reagojë. Gjithashtu fitorja e Napolit një natë më parë i ka vënë akoma më shumë nën presion bardhezinjtë. Për Alegrin nuk ka mungesa dhe shumica e lojtarëve do të jenë në dispozicion.

Për sa i përket formacionit, sipas asaj që bëjnë me dije në Itali, tekniku i Juventusit, mund të ulë në stol Bonuçin, pasi kujtojmë italiani ishte pjesë e Milanit sezonin e shkuar, teksa iu dhurua shiriti i kapitenit dhe tifozët kuqezinj nuk e pritën mirë largimin e tij. Benatia pritet të luajë në qendër së bashku me Kielinin. Krahët e mbrojtjes mbulohen nga të përhershmit Kanselo e Aleks Sandro.

Mesfusha pritet të jetë me 3. Pjaniç e Matuidi do të kenë dhe mbështetjen e Kedirës duke formuar një mesfushë të fortë. Në sulm Alegri duket se do të përqendrohet te saktësia përpara portës, ku ul në stol Dugllas Kostën, apo Kuadradon e Bernardeskin. Manxhukiç rikthehet titullar dhe do të ketë shokë reparti dyshen e frikshme, Ronaldo-Dibala.

Juventus (4-3-3)
Shezni, Kanselo, Benatia, Kielini, Aleks Sandro, Kedira, Pjaniç, Matuidi, Manxhukiç, Dibala, Kristiano Ronaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online