Murinjo i frikësohet sezonit të ri

Skuadra e Mançester Junajtid ka luajtur disa ndeshje në Amerikë, aty ku po zhvillon fazën përgatitore, ndaj disa ekipeve si: Klab Amerika, San Hoze, Milan dhe Liverpul, por vetëm në një takim ka arritur të triumfojë. Edhe ndeshjen ndaj ekipit Italian e fitoi me penallti.  Hoze Murinjo në këtë udhëtim ka qenë pa nga disa titullarët. Lukaku, Pogba, Lingard dhe Fellaini ishin mungesat e Junajtidit, si pasojë e angazhimit në Kupën e Botës.

Murinjo ndihet i shqetësuar në këtë prag sezoni, pasi koha e mbetur në dispozicion për t’u marrë me “yjet” është e pakët. “Është një fillim sezoni tepër i vështirë, kjo gjë jo për fajin tonë. Do të na duhet të fillojmë pa lojtarët që ishin pjesë e Kupës së Botës. Do të jetë e vështirë për ta pasi nuk kanë marrë ngarkesën e duhur. Të them të drejtën, i frikësohem pak”, – është shprehur trajneri portugez për “beIN Sports”.

Ndeshjen e parë në kampionat djajtë e kuq do t’a luajnë ndaj Leisterit më 10 gusht. Junajtid ka bërë disa afrime këtë sezon. Fred, Diogo Dalot dhe portieri Li Grant janë emrat e afruar së fundmi nga Murinjo. Një merkato deri më tani jo në lartësinë e pritshmërive. Megjithatë, portugezi kërkon të sjellë ne Olld Traford edhe dy përforcime: Harry Maguire i Leister dhe Tobi Alderueireld i Totenhem. Gjithashtu, edhe një mesfushor i djathtë kërkohet nga “Special One”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online