Gjici replikon me Sport Ekspres: Kale nuk është Ronaldo, do ta shihni si do dënohen ai dhe Flamurtari!

0

Paraditen e sotme “Sport Ekspres” publikoi një shkrim të shkurtër, duke u ndalur te çështja Elton Kale, lufta e tij me Kukësin dhe heshtja e Federatës Shqiptare të Futbollit, që as vitin e shkuar nuk reagoi publikisht në lidhje me një çështje të ngjashme, atë të Izair Eminit, i cili në federatë kishte kontratë të rinovuar, por në UEFA e fitoi gjyqin kundër Kukësit, që akuzohej për falsifikim kontrate.

Tani edhe Kale akuzon se Kukësi ka dorëzuar në federatë kontratë që nuk është firmosur prej tij, duke dhënë edhe prova https://sportekspres.com/ekskluzive-elton-kale-denoncon-kukesin-ka-falsifikuar-kontraten-time/, ndaj nuk është paraqitur fare te Kukësi, duke arritur marrëveshjen me Flamurtarin për sezonin e ri.

Çështje e ndërlikuar, ku ka vetëm batuta e akuza në distancë, por që natyrisht do të zgjidhet nga UEFA e FIFA, meqë në FSHF nuk po marrin ndonjë masë, për të publikuar të paktën ndonjë fjali a do të ketë hetim nga Disiplina, a do të merret ndonjë masë apo jo.

Shkrimi për Kalenë dhe rolin e FSHF-së duket se ka ngacmuar presidentin e Kukësit Safet Gjici, i cili nga Azerbajxhani ka komentuar në faqen e “Sport Ekspres” në Facebook. Me fjalor paksa “piktoresk”, Gjici ka sulmuar gazetën (por nuk është ky lajmi) dhe mbi të gjitha ka sulmuar Kalenë, duke paralajmëruar se do dënohen, si Kale, ashtu edhe Flamurtari.

“Lojtari kur ka firmosur e ka lexuar kontratën dhe ka parë datat dhe vitet. Do e shihni, penalitet qoftë për lojtarin, qoftë për ato klube që firmosin kontratë me një lojtar që është nën kontratë me një klub tjetër. Lojtari gënjen, ngaqë e kam penalizuar se nuk ka ardhur kur është grumbulluar ekipi, por do e shihni çfarë penalizmi do i vijë nga UEFA e FIFA. Po çfarë interesi ka klubi të gënjejë për kontratën e tij, a thua Kale është Ronaldo?!!”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.