Murinjo: Është e padrejtë të krahasosh Mesin me Ronaldon

Debati “Mesi apo Ronaldo” ka qenë një ndër temat më delikate të dekadës së fundit. Secili prej legjendave të sportit të futbollit ka mbas vetes me qindra miliona fansa, të cilët “luftojnë dhëmbë për dhëmbë” me njeri-tjetrin, në arenën e rrjeteve sociale.

Për të dhënë një opinionin të paanshëm ka menduar Zhoze Murinjo. Ish-trajneri i Mançester Junajtid, foli për dy yjet e futbollit botëror në emisionin e “Bein Sports”, ku punon prej disa muajsh si analist.

“Mendoj se është e padrejtë për të dy që të thuash se njëri është më i mirë se tjetri. Mendoj se ata janë të ndryshëm. E vetmja gjë që mund të them për këtë temë është se kur kam pasur Ronaldon në ekip, ai ka kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa kur më duhej të luaja kundër Mesit më është dashur të punoj e të mendoj shumë për të përgatitur skuadrën”.

“Ajo që admiroj tek ata është konsistenca e vazhdueshme që tregojnë, pavarësisht viteve. Mund të ndodhë që fitosh njëherë, por ata nuk dinë të ndalojnë së fituari. Në futboll mund të paraqitesh si një urugan e më pas të zhdukesh për çështje muajsh”.

“Ata dy djem janë në majë të futbollit prej 10 vitesh, dhe kjo do të vazhdojë të qëndrojë kshtu derisa në ata të vendosin t’u lënë stafetën brezave të rij”, përfundoi Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online