Morata rikthehet në Spanjë, klauzola interesante mes klubeve

Alvaro Morata është gati të nisë aventurën e radhës në karrierë. Akordi është arritur dhe sulmuesi do luajë për 1.5 sezone me Atletikon e Madridit. Ai do të jetë në kryeqytetin spanjoll sonte në mbrëmje, nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe të hënën do të vijë firma në kontratë.

“Colchoneros” arritën marrëveshjen me Çelsin dhe Morata do të aktivizohet me ekipin e Simeones për një sezon e gjysmë. Në akordin mes palëve ka një klauzolë që i mundëson ekipit anglez ta rikthejë sulmuesin në Londër gjatë verës në këmbim të një shume të caktuar, siç raporton spanjollja “AS”.

Nëse Çelsi vendos të mos e ushtrojë këtë opsion, Atletikos i kalon e drejta për ta blerë lojtarin në fund të huazimit të tij për shumën e 45 milionë eurove. “Sa më shumë futbollistë cilësorë në ekip, aq më i lumtur jam”, është shprehur shkurt Diego Simeone për sulmuesin e tij më të ri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online