Mungojnë financat, Milani heq dorë nga objektivi kryesor i Leonardos

Ivan Gazidis premton revolucion pas një viti tjetër dëshpërues. Premtim që bie në kontratiktë me veprimin e fundit të drejtuesve milanistë. Sipas ”Sport Mediaset”, kuqezinjtë kanë hequr dorë nga Everton Souza Soarez. Ylli i Gremios ishte një nga objektivat më të mëdha të Leonardos deri para largimit. Situata e vështirë financiare ka sjellë vendimin e krerëve të klubit kuqezi.

Vlera që Gremio kërkon për ta lënë të lirë xhevahirin e saj është jo më pak se 30 milionë euro. Ky fakt ka sjellë tërheqjen e drejtuesve të Milanit. Një vendim disi i çuditshëm, pasi duke parë situatën në tregun e transferimeve, një vlerë e tillë konsiderohet më se normale. Gjithsesi mbetet të shohim se kush do të jetë objektivi i radhës për Milanin, që këtë merkato e ka të domosdoshme të jetë shumë aktiv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *