VIDEO | Ibra protagonist absolut, Galaksi “fluturon” i dyti

Los Anxhelos Galaksi po zhvillon një sezon mjaft të mirë, teksa është ngjitur në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se rivalët e Los Anxheles. Në sfidën e luajtur pas mesnate në transfertë përballë Kansas Sitit, ekipi i ibras ka triumfuar pastër 0-2.

Protagonist absolut i takimit ka qenë padyshim suedezi, i cili ka asistuar për golin e parë dhe ka shënuar golin e dytë. Goli i shënuar ishte i dhjeti për sulmuesin, i cili njësoj si ekipi i tij renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë.

Fillimisht Ibra asistoi me kokë në golin e parë të shënuar nga Alvarez, ndërsa të dytin e shënoi vetë. Një zbritje në kundërsulm e Galaksit u shrytëzua në maksimum nga suedezi, i cili pasi uli topin në mënyrë perfekte e ndali atë në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online