Mungesë e rëndësishme te Juventusi, Alegri pa kapiten kundër Ajaksit

Kielini nuk i del! Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe nuk do të jetë nën urdhrat e Alegrit për ndeshjen e parë çerekfinale kundër Ajaksit. Veterani ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm edhe këtë sezon për “Zonjën” dhe mungesa e tij pritet të ndikojë.

Në takimin kundër Kaljarit në fundjavë, Kieli pësoi këtë dëmtim dhe gjendja e tij në stërvitjen e së hënës do të vendoste nëse do të ishte gati në takimin kundër Ajaksit apo jo. Pavarësisht trajtimit nga infiermieria e klubit, kapiteni nuk ia ka dalë.

Alternativat për Alegrin nuk mungojnë, pasi Rugani është i gatshëm, së bashku me Kaseres dhe Barzali. Po ashtu, trajneri italian mund të aktivizojë dhe Emre Çan në krah të Bonuçit, pasi mesfushori gjerman mund ta mbulojë këtë pozicion. Gjithsesi, Kielini mbetet një mungesë e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online