Mungesa e Ronaldos te Reali? Kasemiro i drejtpërdrejtë

Reali i Madridit ka pësuar një humbje turpëruese mbrëmë ndaj Barcelonës me rezultatin 0-3, ku pavarësisht rasteve të shumta të krijuara çaluan në finalizim . Benzema dhe veçanërisht Vinisius nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës pavarësisht disa rasteve të pastra, por për ta ka vlerësime pozitive nga Kasemiro.

Mesfushori brazilian, i intervistuar nga mediat spanjolle, ka bërë një rezyme të ndeshjes duke vënë në dukje edhe gabimet që skuadra e tij bëri. ”Ne humbëm disa raste të pastra, por lojtarët tanë kryesorë po bëjnë një sezon mjaft të mirë, veçanërisht Benzema. Ai po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës”

I pyetur për Vinisius, Kasemiro u shpreh se nuk është e drejtë të flasim vetëm për të. “Ai është një lojtar i guximshëm, kurajoz dhe nuk i frikësohet askujt. Vinisius ka një nivel spektakolar për moshën qe është”, shprehet braziliani, duke u munduar kështu edhe të largojë presionin nga ylli brazilian.

Gazetarët më pas kanë prekur edhe çështjen e mungesës së Ronaldos, por Kasemiro e mbylli shkurt, ku tha se nuk mund të flasë për një lojtar që nuk është më lojtar i Realit të Madridit. “Nuk flas për dikë që nuk është pjesë e Realit”, u shpreh prerazi mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online