“BAM”, ngacmimi për tifozët dhe sekreti i fitores: Mema në sulm

Ardian Mema, trajneri i Tiranës, doli sot para mediave për të folur për derbin me Partizanin ditën e sotme. Tekniku i bardhebluve analizoi situatën në ekipin e tij dhe foli gjerë e gjatë për shumë çështje të tilla. Ai shpreson në fitoren e skuadrës së Tiranës, ndërkohë që thekson se tifozët gjithmonë kanë triumfuar ndaj rivalëve të tyre.

MALLKIMI I DERBIT  – “Ndeshjet derbi kanë specifikën e tyre. Është fakt që Tirana nuk fiton prej pesë vitesh, por do të vijë edhe dita për ta thyer Partizanin. Ky është futbolli dhe i pranon të tria rezultatet. Jemi përgatitur dhe do jetë ndeshje shumë e fortë. Në fund do fitojë ekipi që gabon më pak. Mund të bëjnë diferencën edhe individët gjatë lojës. Shpresojmë të bëjmë sa më pak gabime. Këtë kemi biseduar gjatë javës. Ekipi është në një moment të mirë dhe kjo i bën mirë ekipit për nesër. Jam munduar ta mbaj ekipin larg presionit, që derbi ta sjell gjithsesi. E nesërmja do tregojë gjithçka”.

“Lojtarët kanë qenë në një atmosferë të mirë. Kemi punuar të qetë dhe po e presim të qetë derbin. E kam thënë që Tirana duhet t’i marrë ndeshjet një e nga një. Kuptohet që derbi ka specifikën e vet, por Tiranës më së shumti i duhen pikët se sa presioni”.

DHURATË KUKËSIT – “E kam thënë pas ndeshjes me ta, që ndoshta mund tu bëjmë një dhuratë, sikurse ia bëmë Partizanit. Ne kemi hallet tona, le të themi. Duhet ta shohim ndeshjen për pikët, që i kemi shumë të nevojshme. Kjo është ajo që do na udhëheqë ne, jo se kujt po i bëjmë nder”.

FAVORITI – “Po të nisesh nga renditja, është Partizani. Por favorit do jetë ai ekip që thashë më sipër: ai që do gabojë më pak dhe do të jetë më i përqendruar. Unë gjithë kohën kam punuar me skuadrën dhe t’ia lëmë fushës se kush do të jetë favoriti. Sa i takon klasifikimit, dihet. Ata janë në vend të parë dhe me meritë janë aty ku janë”.

FORMACIONI – “Nuk do të ketë ndryshime. Pak a shumë do të jetë i njëjti formacion që do të zbresë në fushë. Në vetvete jam ai lloj trajneri që fus në lojë lojtarët që janë më në formë dhe që janë përshtatur më së miri me grupin. Kështu, ndeshjen e nesërme do të jetë pak a shumë i njëjti formacion.”

PRESIONI I DERBIT – “Nuk ka rëndesë psikologjike. Ka qenë në ndeshjen e fundit, pasi kemi pasur rezultate jo pozitive, ndërsa tani ekipi është në rrugë të mbarë dhe ka fituar me ekipet e kreut, duke përfshirë këtu, Flamurtarin, Kukësin dhe Skënderbeun. Vetëm Partizani ka mbetur pa u thyer dhe shpresojmë ta thyejmë. Është e vështirë nuk diskutohet. Duhet të punojmë shumë për ta fituar ndeshjen, ose të mos dalim pa pikë.”

PARASHIKIM PËR NDESHJEN – “Të them të drejtën shpeshherë dhe kur kam qenë futbollist, nuk kisha dëshirë të jepja deklarata, pasi nuk fitohet kurrë me deklarata dhe parashikime. Ndeshja do të jetë ajo që do ta tregojë se nga do të anojë fitorja. Avantazhi i Tiranës kundrejt Partizanit? Mendoj që grupi do të jetë forca jonë nesër.”

ASANI-BARDHI-MALA – “I kam parë dhe ndeshjen e fundit me Flamurtarin në stadium dhe realisht janë lojtarë shumë të mirë. Çdo ekip do të kishte dëshirë t’i kishte ato lojtarë. Gjithsesi, edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë në rolet ku luajnë ato që po përmendim. Duelet janë ato që e fitojnë ndeshjet. Ndeshjen e fundit më kujtohet mirë që nuk është se Partizani fitoi shumë duele, por ne bëmë gabime, që sollën fitoren e Partizanit.”

TIFOZËT – “Mendoj që nesër tifozët e Tiranës do të jenë përkrahës të ekipit dhe nuk kanë pse merren me kundërshtarët. Gjithashtu dhe tifozët kundërshtarë nuk kanë pse merren me tifozët tanë. Do të jetë një ndeshje “fair-play” edhe për tifozeritë, pasi tek e fundit jemi dy skuadra të një qyteti, pavarësisht historisë. Lojtarët do të jenë ato që do të gëzojnë tifozeritë përkatëse. Shpresoj që lojtarët tanë t’i gëzojnë tifozët.”

NDRYSHIMI NGA DERBI I FUNDIT – “Bëmë gabime në ndeshjen e kaluar dhe e pësuam. Janë korrigjuar disi dhe ekipi nuk po bën aq gabime sa ka bërë në fillim. Jemi më të qetë dhe lojtarët janë më të përqendruar dhe i kanë minimizuar gabimet. Kjo na ka dhënë krahë dhe na ka bërë të fitojmë ndeshjet e forta.”

AUTORI I GOLIT TË FUNDIT NË STOL – “Lojtarët që janë më në formë do të jenë të gatshëm, qoftë me Partizanin, qoftë me ekip më të dobët. Ky është standardi im dhe nuk e shkel. Çdo lojtar që do të jetë i gatshëm për të luajtur,  ai do aktivizohet. Ato lojtarë që do të punojnë fort dhe do jenë seriozë do luajnë. Jo se Grenti nuk ka qenë pjesë e kësaj, pasi ai është një lojtar shumë i edukuar dhe punon, si dhe ka dhe një karakter sportiv.”

PRESIONI I TIFOZËVE – “Mendoj që tifozeria e Tiranës ka fituar kundrejt tifozerisë së Partizanit, por ndeshja në fushë ka dalë keq. Shpresoj mos t’i zhgënjejmë tifozët dhe të kemi rezultat pozitiv.”

GJYKIMI – “Të them të drejtën, nëse do më ndodhte mua ajo që i ndodhi Flamurtarit, do të isha më agresiv se Daja. Shpresoj mos të ketë probleme dhe nuk besoj se do të ketë. Problematika do të jetë te futbollistët, jo tek arbitri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online