Muça: Tirana e mund Skënderbeun. Pa tifozë, ndeshje e vdekur!

Shkëlqim Muça është një nga trajnerët më të suksesshëm në vend, por prej disa kohësh nuk po trajnon më. Në rolin e specialistit të futbollit çdo fundjavë e shohim në një emisionin të dedikuar Superiores në RTSH, ndërkohë që është i pranishëm në media shpesh herë me analizat e tij.

Në një intervistë për SportEkspres.com, Muça ka folur për ndeshjen Tirana-Skënderbeu, që është mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet. Ai shikon bardheblutë si favoritë, ndërkohë që mungesa e tifozëve e bën këtë ndeshje “të vdekur” në aspektin e atmosferës.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Pas 31 javëve të luajtura në Kategorinë Superiore, mendoni se skuadrat renditen aty ku e meritojnë?
-Kjo është renditja reale e pjesës më të madhe të skuadrave në këto 31 javë. Duke përjashtuar Kukësin, që duhet të kishte më shumë pikë, kjo renditje tregon së pari gjendjen e mirë që po kalon Partizani.

Tirana-Skënderbeu është një nga ndeshjet e kësaj jave dhe janë ekipe që ju i keni drejtuar në të shkuarën. Cilën skuadër shikoni si favorite?
– Tiranën për vetë gjendjen që ka në renditje, por edhe sepse Skënderbeut nuk i rrezikohet asgjë dhe një vend në Europë për ta është shumë i vështirë. Tirana është favorite edhe për faktin se do të luajë në stadiumin e saj. Në këtë parashikim nuk mendoj se e nënvleftësoj skuadrën korçare. Mes respektit dhe realitetit, unë zgjedh fitoren e Tiranës.

Por nuk do të ketë tifozët. Sa do të ndjehet mungesa e tyre?
-Normalisht, një ndeshje që luhet pa tifozë në stadium është e vdekur. Gjithsesi rregulloret tona e kanë këtë. Mendoj se duhet ndryshuar strategjia e dënimeve të tifozëve dhe të aplikohen ndëshkime të tjera. Kështu, çdo dënim është i rëndë edhe në aspektin financiar.

Të dyja skuadrat do të ketë mungesa, sa e vështirë bëhet për trajnerët?
-Po, me sa di do të jenë Karabeci e Kërçiku te Tirana dhe Dita me Radasin te Skënderbeu. Dy mungesat te Tirana janë shumë të rëndësishme për këtë sfidë, por çdo skuadër ka një numër të caktuar lojtarësh dhe kanë alternativa. Gjithsesi, janë mungesa serioze për Tiranën.

Mema dhe Shehi janë trajnerë të rinj,  si e shikoni pozicionin e tyre në të tilla sfida delikate?
-Unë i mbështes trajnerët e rinj dhe në Kategorinë Superiore të këtij sezoni janë disa që po tregojnë nivel e kulturë në pankina. Është pozitive që edhe në sfidën Tirana-Skënderbeu do jenë dy trajnerë të rinj. Mema dhe Shehi do aftësohen me të tilla ndeshje delikate.

Mendoni se ndeshjet e javës së 32-të do të sjellin ndryshime në renditjen e skuadrave?
-Duke përjashtuar Partizanin, që nuk lëviz nga vendi i parë në renditje edhe nëse humbet në Vlorë, te skuadrat e mesit dhe në fundin e tabelës edhe mund të ketë ndonjë ndryshim. Të gjitha janë afër me pikë, por Laçi mund të ngjitet këtë javë. Flamurtari nuk më duket shumë bindës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online