Një gol dhe shumë qetësi, festojnë në Berat

0

Nga: Edi Spahiu

Tomori rikthehet tek fitorja në shtëpi pas dy transfertave radhazi, duke mundur Pogradecin 1-0, fitore e merituar dhe me shumë vlera, edhe për faktin se është arritur ndaj një kundërshtari shumë cilësor, që ka kërkuar maksimumin në Berat. Për Tomorin faza e dytë është një mision vërtetë shumë i vështirë për të realizuar ngjitjen në pesë të parat e grupit, që do t’i nevojitet për fazën e tretë, ndaj fitorja ka shumë vlerë.

Takimi nisi shumë i bukur nga të dy skuadrat, ku fillimisht ishin beratasit që vendosën në provë portierin Mali qysh në fillim, por edhe sulmuesit miq ishin të rrezikshëm.

Në minutën e 15-të nigeriani Ogbodike shfrytëzoi mjaft bukur pasimin që i erdhi pas një aksioni model nga krahu i djathtë i sulmit vendas dhe 1-0 për Tomorin.

Në minutën e 52-të pas një krosi nga këndi topi u prek dukshëm me dorë nga një mbrojtës pogradecar dhe vendasit kërkuan 11-metërsh, por loja vazhdoi.

Në vazhdim, shumë sulme nga miqtë, që kërkuan me ngulm golin e barazimit, por edhe Tomori në kundërsulm pati shumë hapësira.

Gjithsesi, asnjë gol deri në fund dhe skuadra e Devollit ka festuar me të drejtë, sepse ka marrë tre pikë të arta dhe ka qenë shumë e organizuar e mjaft kompakte në lojën e saj, edhe pse në përbërje ka pasur shumë futbollistë të rinj.

 

TOMORI – POGRADECI 1 – 0

Shënues: Ogbodike 15′

Tomori: Kaloshi, Caco, Dervishi, Dobra ( Dyca 76′ ) Mahmutaj ( Friday 60′ ) Kumani, Mersini, Mujkic, Ogbodike, Shaqe, Sharavolli ( Paja 85′ ) Tr B. Devolli Në dispozicion: Brace, Kovaci, Manaj, Xherimeja.

Pogradeci: Mali, Berberi, Cela ( Topllari 53′ ) Hysenllari, Ivani ( Hidri 75′ ) Jahaj, Lame, Osmanllari ( Alillari 60′ ) Pere, Pura, Shkullaku. Tr: F. Fetollari Në dispozicion: Merkola, Lickollari, Kasa, Alimadhi.

Gjyqtarë: B. Dragusha, S. Zeka, J. Pofgorica ( Shkodër )

Kartonë të verdhë: Dobra 44′ / Pura 63′

 

Deklaruan pas ndeshjes:

B. Devolli (Trajner i Tomorit): Më kënaq shumë fitorja dhe mbi të gjitha mënyra se si skuadra është përgjigjur në fushë për detyrat që i kisha caktuar gjatë gjithë javës. Kemi luajtur me shpirt të lartë gare dhe e kemi merituar fitoren, dhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi në fundin e takimit në mënyrë të veçantë, por nëpërmjet kundërsulmit duhet ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen me golin e dytë, edhe pse na mungon dukshëm një 11-metërsh në favorin tonë.

F. Fetollari (Trajner i Pogradecit): Për mua rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, dhe e gjitha kjo sepse një humbje e tillë është e pafalshme por edhe e papranueshme për skuadrën time, pasi ndërsa luajmë dhe ushtrojmë presion në gjysmëfushën kundërshtare, ajo që kemi çaluar dukshëm sot ka qenë mungesa e finalizimit, dhe kjo më ka dëshpëruar shumë, pasi realisht kam pritur më shumë pas atij barazimi një javë më parë që kishim arritur në transfertën e Kavajës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.