MotoGP: Markez dhe Doviciozo shumë pranë, spanjolli triumfon

Mark Markez nuk ndalet dhe siguron “Pole Position” e katërt radhazi. U mbyllen provat zyrtare të garës së MotoGP së Austrisë dhe katër herë kampioni i botës ka qënë më i shpejti, duke regjistruar kohën 1.23.241. Mbas tij është renditur Andrea Doviciozo (1.23.243) me vetëm dy të mijtat e sekondat më vonë. Podiumin e startit e kompleton spanjolli tjetër, Horge Lorenco (1.23.376).

I njëjti pod nisje si vitin e kaluar në garën e Red Bull Ring, ku Markez nisej i pari dhe pas tij Doviciozo dhe Lorenco. Rezultat i dobët për Valentino Rosin (1.24.309), i cili do të niset nga vendi i 14.

Markez dhe Doviciozo kanë patur një duel të fortë midis tyre dhe vetëm 2 të mijtat e sekondat vendosën 25-vjeçarin në vendin e parë të nisjes.

Mbas sigurimit të “Pole Position” në Teksas, Hollandë dhe Gjermani, Markez arrin të regjistrojë kohën më të shpejtë dhe në Austri, duke u ngjitur në kuotën e 49 “Pole Position” në Moto GP dhe 77 në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online