ZYRTARE/ Krasitja vazhdon, Milani largon edhe një mbrojtës

Përmes një deklarate zyrtare, Milani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin Luka Antoneli. Klubi kuqezi e falënderon mbrojtësin për kontributin e tij. 31-vjeçari do të luajë tek skuadra e Empolit duke nisur nga sezoni i ri.

Ndonëse klubi i Milanit nuk dha asnjë detaj për transferimin e lojtarit, ka qenë lojtari që në profilin e tij në “Instagram” ka njoftuar se ndërprerja e bashkëpunimit me skuadrën nga Milano ka ardhur me mirëkuptim, duke u transferuar si lojtar i lirë tek Empoli.

Antoneli nuk arriti dot që të shkëlqente asnjëherë tek Milani dhe tani do të provojë një aventurë të re, pasi me kuqezinjtë në dy edicionet e fundit ka luajtur vetëm 13 ndeshje në total. Milani kështu nis spastrimin dhe në ditët e ardhshme do të ketë dhe të tjera largime me peshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online