Napoli kërkon sulmues në Torino

Napoli edhe këtë edicion ka pretendime madhore, por do e ketë akoma dhe më të vështirë se vjet që të përballet me skuadrën e Juventusit së Roaldos. Gjithsesi, skuadra e Elseid Hysajt nuk do dorëzohet dhe drejtuesit po bëjnë çmos për të përforcuar skuadrën,

Tekniku Ançletoi i kishte kërkuar presidentin që të nisë tratativat për sulmuesin e Torinos, Andrea Beloti, por oferta e parë duket se është refuzuar. Napoli i kishte ofruar skuadrës torineze një shumë prej 30 milion eurosh si dhe sulmuesin Roberto Inglese, i cili vlerësohet me një shifër afro 20 milion eruosh, por përgjigja ka qenë e prerë.

Siç raportohet nga mediat italiane, Torino dëshiron 60 milion euro në dorë për lojtarin në fjalë. Edhe pse duket e vështirë nuk është çudi që De Laurentis të bëjë ndonjë sforco dhe ta shohim 24-vjeçarin tek nënkampionët e Italisë. Beloti ka realizuar 49 gola në tre edicionet e fundit me Torinon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online