Alvaro Morata është një lojtar që në Itali ia dinë mirë vlerat, aq më shumë te Juventusi, ku ai ka luajtur më parë, por më pas Reali i Madridit vendosi të aktivizojë klauzolën dhe ta rikthente në Spanjë. Në verë ata e shitën te Çelsi, ku nuk pa kalon një moment të mirë.
Në Itali emri i tij është lidhur me Milanin kohët e fundit, por nga Anglia lajmet e çojnë te Juventusi. “Daily Express” raporton se klubi nga Torino është gati ta huazojë atë për një periudhe 2-vjeçare dhe për këtë ofron 17 milionë euro. Pas dy viteve Juventusi do të jetë i detyruar ta blejë për shumën e 45 milionë eurove, duke bërë që ky transferim në total të bëhet për shumën e 62 milionë eurove.
CEO i Juventusit, Giusepe Marota, i ngacmuar për sulmuesin spanjoll, ka thënë: “Morata dëshiron të rikthehet në Torino? Do të thotë se ai ka kaluar mirë, por tani ai është një lojtar i Çelsit dhe mendoj se nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Çdo vit kemi përforcuar skuadrën në termat numerikë dhe cilësorë: synojmë gjithmonë të përmirësohemi dhe duhet të marrim në konsideratë edhe parametrat ekonomikë”.