Donaruma: Gabimet ndodhin, tani shoh përpara

Është njeriu i momentit te Milani, por jo për mirë. Xhixhio Donaruma u bë protagonist absurd i finales së Kupës së Italisë, duke pësuar dy gola komikë ndaj Juventusit, ndaj tifozët i janë kthyer kundër, duke i kujtuar pagën e frikshme dhe tekat e menaxherit Mino Raiola.

Megjithatë, Donaruma është i ri dhe do të ketë shanse në karrierë për të rregulluar gjithçka e për të treguar se është një portier i aftë të bëhet një Bufon i ri.

Në televizionin e Milanit, Donaruma ka folur për ndeshjen ndaj Juves, për momentin e tij dhe për sfidën me Atalantën për vendin e gjashtë në Europa League.

Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer, donim ta fitonim patjetër këtë ndeshje. Na vjen keq që nuk ia dolëm mbanë, por tani shohim përpara. Duhet të luajmë edhe dy ndeshje të rëndësishme dhe duhet të fitojmë.

“Roli i portierit është i tillë, ndodh që të gabosh, por rëndësi ka të kthesh menjëherë faqe. Jam shumë i zhgënjyer, është normale, por tani duhet të shoh përpara, sepse kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Jam i sigurt që do jemi të karikuar, skuadra është e bashkuar dhe do të shkojmë në Bergamo me shumë entuziazëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online