Monçi e nis me “bum”, Seviljes i vjen goleadori

Sevilja ka lëvizur në merkato dhe sot ka mbërritur në Spanjë afrimi i tyre për sulmin. Luk De Jong, golashënues (28 gola, asnjë me penallti) në Holandë me PSV, do të nisë një aventurë të re. Në moshën 28-vjeçare ai e shikonte me rëndësi të lëvizte pas pesë viteve me PSV-në.

De Jong pritet të kryejë testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023. Sevilja për kartonin e tij do të paguajë 12.5 milionë euro. Monçi, i rikthyer te spanjollët, nxitoi ta blinte De Jong dhe e mbylli me sukses këtë operacion.

Sulmuesi ka spikatur vetëm në Holandë. Ai ka provuar të luajë në Gjermani me Borusia M’Gladbah dhe ka shënuar 6 gola, kurse në Angli me Njukasëllin nuk ka realizuar asnjë. Gjatë karrierës së tij ai ka arritur të mbyllë katër sezone me 20 gola e lart. Tani është koha të luajë në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online