Merr fund aventura kineze, Guarin pranë rikthimit në Itali

Fredi Guardin la Interin janarin e vitit 2016 dhe u transferua në kampionatin kinez. Mesfushori kolumbian ka ndërprerë pas 3.5 vitesh bashkëpunimin me Shanghai Shenhua dhe tani është një lojtar i lirë.

100 ndeshje dhe 28 gola janë shifrat kineze të 33-vjeçarit, i cili pritet të rikthehet në Serie A. Guarin ka qenë pjesë e Interit për katër sezone, ndërsa tani mund të transferohet tek ekipi i Xhenoas.

Klubi ligur shpëtoi falë “mirësisë” së Fiorentinës sezonin e kaluar dhe po synon të ndërtojë një ekip më të fortë për sezonin e ardhshëm. Guarin do të sillte eksperiencë dhe cilësi në mesin e fushës, ndërsa Xhenoas i mbetet të arrijë akordin financiar me lojtarin latin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online