Miqësoret e janarit, klubet shqiptare konfirmojnë tre përballje

Skuadrat e Superiores kanë marrë pushimet. Në fakt lojtarët janë ata që po pushojnë më së shumti, pasi drejtuesit e klubeve po punojnë për merkaton dhe po planifikojnë fazën përgatitore. Miqësoret gjithashtu janë shumë të rëndësishme.

Deri më tani janë tre përballjet e konfirmuara nga ekipet e Superiores. Njëra është ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ajo do të zhvillohet e para, konkretisht më 6 janar. Dy takimet e tjera do zhvillohen në Turqi.

Kështu, Partizani do të përballet më 9 janar me ekipin e Sivasporit. Dy ditë më pas do të jetë radha e Kukësit, që do të ketë një miqësore me rusët e Rostov. Si të kuqtë, ashtu edhe verilindorët, do të zhvillojnë të paktën edhe nga dy miqësore të tjera gjatë qëndrimit në Turqi.

MIQËSORET E JANARIT
Tirana-Skënderbeu (6 janar)
Sivaspor-Partizani (9 janar)
Rostov-Kukësi (11 janar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *