Përmbysje fantastike e Memushajt, Vrioni ngushëllohet me një pikë

Janë luajtur ditën e sotme shumica e ndeshjeve të vlefshme për javën e 18-të të Serisë B. Lojtarët kuqezi, të cilët aktivizohen në Itali kanë marrë rezultate pozitive, ku Ledjan Memushaj ishte titullar për 90 minuta në triumfin që Peskara arriti në fushën e Salernitanës.

Sfida përfundoi me shifrat 2-4, ku miqtë treguan karakter, duke përmbysur disavantazhin e dyfishtë, ku vendasit e Salernitanës udhëhiqnin 2-0 deri në minutën e 37-të. Mankuzo shënoi një tripletë, ndërsa Skonjamilio gjeti rrjetën një herë po ashtu, duke i dhuruar fitoren ekipit të Memushajt. Një triumf që e ngjit Peskarën në vendin e dytë përkohësisht.

Ndërkohë, Xhakomo Vrioni po ashtu ishte titullar për 90 minuta në majën e sulmit në barazimin e Venecias 1-1 ndaj Karpit. Suager shënoi për miqtë fillimisht, duke e mbyllur pjesën e parë në favor të Karpit. Gjithsesi, Venecia reagoi, duke vënë baraspeshën në minutën e 61-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online