Premier Liga njihet si një ndër kampionatet më të forta në Botë si dhe një ndër kampionatet që shpenzon më së shumti në merkato. Gjithashtu, pagat e lojtarëve në ishull janë ndër më të lartat në Evropë.
Pikërisht, lidhur me çështjen e fundit, mediat angleze kanë bërë një listë, të lojtarëve, të cilët paguhen më së shumti, bazuar në minutat që luajnë në fushë. Krysuesi i listës, mund të parashikohet nga të gjithë ju, pasi normalisht është Aleksis Sançez, i cili është më i paguari te Mançester Junajtid dhe minutat e tij në fushë janë me pikatore.
Anësori kile ka luajtur 1144 minuta në total, çka do të thotë, se është paguajtur 11013 paundë për minutë, duke u bazuar në pagën javore që Sançez ka, e cila është 350 mijë sterlina. Shifra padyshim stratosferike.
I dyti në listë, padyshim që do të habisë këdo. As më shumë e as më pak, por Kristian Benteke. Sulmuesi belg është paguar plot 8897 paundë për minutë, teksa ka luajtur vetëm 526 minuta me fanellën e Kristal Palas.
Podiumin e mbyll Mesut Ozil, i cili është paguar 8300 paundë për minutë tek Arsenali i tij. Më pas vjen Kevin De Bryjnë dhe pas tij Kante e më pas Shelvi i Njukasëll.