Fluturojnë Bucks, Boston Celtics i fortë për LeBron James

Milwaukee Bucks ka regjistruar fitoren e 50-të sezonale, teksa mundi së fundmi Charlotte Hornets me rezultatin 131-114. Giannis Antetokounmpo bëri një ndeshje mjaft të mirë, teksa shënoi 26 pikë, dha 6 asiste e rikuperoi 13 topa. Brook Lopez ishte gjithashtu në formë, duke realizuar 25 pikë. Po kaq realizoi edhe Kemba Walker, që spikati nga miqtë.

LeBron James nuk ka çfarë bën i vetëm, edhe pse ndaj Boston Celtics realizoi “triple-Double”: 30 pikë, 10 asiste, 12 rikuperime. Los Angeles Lakers u thye 107-120 dhe në këtë mënyrë faza “play off” është edhe më larg. Portland Trail Blazers ka bërë detyrën kundër Pheonix Suns, pasi ka fituar 127-120. Fitorja e 40-të e vendasve kjo, me C. J. MCcollum që spikati me 26 pikë të realizuara.

Karl-Anthony Towns (40 pikë, 2 asiste, 16 rikuperime) ka udhëhequr Minnesota Timberwolves drejt triumfit kundër Washington Wizards, në një ndeshje që përfundoi 135-130. Paraqitje e mirë edhe për Derrick Rose, autor i 29 pikëve në fitoren e Timberwolves.

New York Knicks-Sacramento Kings 94-102
Atlanta Hawks-Brooklyn Nets 112-114
Minnesota Timberwolves-Washington Wizards 135-130
Los Angeles Lakers-Boston Celtics 107-120
Milwaukee Bucks-Charlotte Hornets 131-114
Portland Trail Blazers-Pheonix Suns 127-120

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online