Miliona dhe numri “10”, Hadson-Odoi pranon ofertën

Çelsi dhe Eden Hazard ende nuk janë ndarë zyrtarisht, por kalimi i belgut te Reali është thuajse e kryer. Kështu, blutë e Londrës kanë nisur të përgatisin sezonin e ri pa lojtarin e tyre kyç.

Gjithsesi, duket se frenat e ekipit do t’i marrë një ndër talentet më premtues të futbollit anglez. Kalum Hadson-Odoi pritet që të rinovojë me londinezët për 5 vite, me 18-vjeçarin që do të ketë një rritje të konsiderueshme page, ku mbi të gjitha do të marrë numrin 10 mbi shpinë.

Kujtojmë, Hadson-Odoi disa muaj më parë përflitej për një kalim te Bajerni i Mynihut. Madje, diçka e tillë jepej e sigurt, pasi anglezi nuk kishte minuta me Çelsin dhe kontrata e tij ishte drejt fundit. Gjithsesi, tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe Odoi pritet të jetë qendra e Çelsit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online