Milani me objektiv të ri, 40 milionë euro për kampionin e Botës

Milani është në momentin më delikat të sezonit, teksa kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga fundi kërkon të ruajë me patjetër vendin e katërt, që të jep mundësi të marrësh pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se është në një moment deçiziv për sezonin, drejtuesit kuqezinj nuk e lënë pas merkaton dhe kanë nisur të shqyrtojnë objektivat. Emrat e përmendur kanë qenë të shumtë, por vetëm spekulime.

Gjithsesi, së fundmi është “France Football” që jep një pistë të re dhe ai quhet Florian Thauvin. Sulmuesi anësor i Marsejës është i pakënaqur në Francë dhe këtë gjë e ka thënë disa javë më parë edhe në media. Nga ky fakt kërkon të përfitojë Milani, i cili është hedhur në sulm dhe thuhet se do të ofrojë 35-40 milionë euro për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit. Thauvin ka shënuar plot 15 gola këtë sezon, duke shfaqur një formë mjaft të mirë. Ndërkohë, sulmuesi ishte pjesë edhe e kombëtares franceze në Kupën e Botës, ku “Gjelat” arritën të ngrinin trofeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online