Largimi i Xhenaro Gatuzos në fundin e sezonit nga pankina e Milanit nuk është një lajm i ri, pasi për këtë fakt drejtuesit kuqezi duken krejtësisht të bindur. Pikëpyetja e vetme është se kush do ta zëvendësojë italianin.
Emrat e përmendur kanë qenë të shumtë, me Mauricio Sarrin, Antonio Konten apo dhe Mauricio Poçetinon, por që duken disi të vështirë për t’u arritur. Së fundmi, ka dalë një emër i ri, që duket edhe më i arritshëm se emrat e sipërpërmendur.
Crescono le quotazioni di Gian Piero #Gasperini per la panchina del #Milan nella prossima stagione. Un nome che piace molto a Paolo #Maldini per il gioco e l’abilità con i giovani. Primi contatti esplorativi già avviati. Anche se #Percassi prova a fare muro… #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) April 29, 2019
Xhanpiero Gasperini pëlqehet shumë nga Paolo Maldini dhe mundësitë e tij për të marrë drejtimin e “Djallit” po rriten ndjeshëm. Drejtori i Milanit e pëlqen shumë edhe stilin e lojës së italianit, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me Atalantën.
Sipas mediave në Itali, kontaktet kanë nisur dhe pritet me interes se çfarë do të ndodhë. Kujtojmë, në të kaluarën Gasperini ka drejtuar edhe Interin, por eksperienca e tij me zikaltrit nuk rezultoi e suksesshme.