Milani i Xhampaolos merr formë, Suso provohet në pozicionin e ri

Skuadra e Milanit ka filluar prej disa ditësh fazën përgatitore në qendrën stërvitore të Milanelos. Trajneri i ri Mark Xhampaolo ka provuar në stërviten e ditës së hënë skemën 4 – 3 – 1 – 2, modul loje ky është i preferuari i 51-vjeçarit.

Në rolin e numrit 10 mbrapa dy Kristof Piatek dhe Andre Silva u vendos spanjolli Suso, i cili nuk ka luajtur më parë në këtë pozicion. Kjo skemë nuk i favorizon aspak sulmuesit anësor si mëngjarashi, pasi në dyshen e sulmit kërkohen lojtarë të fuqishëm të cilët janë të aftë të fitojën duele me mbrojtësit kundërshtar.

Mbetet për t’u parë se çfarë trajte do të marrë Milani i Xhampaolos. Krahas Susos një tjetër kandidat për numrin 10 është braziliani Paketa, i cili është aktivizuar në këtë rol kur ishte pjesë e Flamengos në Brazil.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online