Milani hedh sytë nga Juventusi, fillojnë negociatat për mbrojtësin

 Mbrojtja është kthyer në një problem të madh për trajnerin e Milanit, Xhenaro Gatuzo.  Dëmtimet e njëpasnjëshme të Kaldarës e Musakios kanë bërë që drejtuesit e klubit kuqezi të shikojnë në treg për alternativa të tjera.

Sipas “Sport Mediaset”, Milani është shumë afër marrëveshjes me Juventusin për transferimin e qendërmbrojtësit maroken Mehdi Benatia. Rikthimi i Bonuçit te kampionët e Italisë dhe forma e mirë e të riut Rugani, kanë bërë që drejtuesit e “zonjës së vjetër” ta hedhin në treg mbrojtësin e blerë nga Bajerni dy vite më parë.

Nëse marrëveshja konkretizohet, Benatia do të kalojë te Milani në muajin janar me një kontratë huazimi me detyrim blerje për të paktën 15 milionë Euro. Marokeni do të ishte një zgjidhje e përkryer për qendrën e mbrojtjes së shtatë herë fituesve të Champions-it, ku përkrah Alesio Romanjolit do të përbënte një dyshe shumë të fortë, të paktën në letër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online