Mesin e thërrasin të votojë, në… Itali!

Lionel Mesi është një burim krenarie për miliona argjentinas në mbarë botën. Megjithatë, me “pleshtin” mund të krenohet dhe një komunë e vogël pranë qytetit të Ankonës.

Bëhet fjalë për komunën e Rekanatit, vendi ku më shumë se më shumë se 155 vite më parë lindi stër-stërgjyshi i Leos, Anxhelo Mesi, i cili më pas mori rrugën e emigrimit për në Amerikën e Jugut si shumë italianë të tjerë të asaj kohe.

Drejtuesit e Komunës, ndoshta të shtyrë nga paraqitje fenomenale e 31-vjeçarit kundër Liverpulit menduan për një dhuratë të veçantë: Një certifikatë votimi!

Në postën e argjentinasit ka mbërritur ky dokument i nënshkruar nga komuna, që i lejon atij të votojë në zgjedhjet komunale të këtij vite, por edhe në zgjedhjet e vlefshme për parlamentin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online