Mesi rekord trofesh, Alveshi i kujton se është i pari…

Dani Alvesh njihet për natyrën e tij… le të themi të çuditshme. Mbrojtësi brazilian nuk është ndër ato futbollistë fjalëpak, por përkundrazi ka dhe momente kur del jashtë kontrollit.  Së fundmi 35-vjeçari ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku është mburrur me faktin se është lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit plot 37, rekord që e ndan me bashkëkombësin e tij Maksuell.

Postimi i Alveshit vjen menjëherë pas fitores së Superkupës së Spanjës nga ish-ekipi i tij Barcelona, trofe që e bëri mikun e tij Leo Mesi, lojtarin me më shumë trofe në historinë e Barcelonës, duke kaluar kolegët e tij Ksavi dhe Iniesta. Madje në postimin e tij shikohej dhe një ngacmim i vogël, teksa kishte shkruan frazën angleze: Sorry not sorry…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *