Mesi i bind të gjithë, lëvdata nga “armiku” portugez

Askush nuk arrin t’i rezistojë madhështisë së lojës së Leo Mesit. Argjentinasi, në ndeshjen ndaj Liverpulit, tregoi edhe një herë se është një “perëndi” e futbollit modern dhe jo vetëm. Këtë e kanë thënë shumë persona me reputacion në botën e sportit dhe së fundmi e thotë edhe dikush që më parë ka qenë armik i betuar i “pleshtit”, pikërisht Zhoze Murinjo.

 

Trajneri portugez, që aktualisht po kalon një moment pushimi pas shkarkimit nga Junajtid në mesin e sezonit aktual, e cilëson Leon si perëndia e futbollit. Ai nuk i ul as meritat e Liverpul për të cilat shprehet se kanë arritur diçka që asnjë ekip nuk e ka bërë në “Camp Nou”.

“Liverpul bëri një ndeshje të mirë. Nuk besoj se ka pasur ndonjë ekip në 20 vitet e fundit që e ka mbajtur topin më shumë se Barcelona në Champions League. Megjithatë ‘Perëndia’ e futbollit bëri diferencën. Sigurisht Barça është një ekip me një organikë cilësore, por ajo çka bën Leo Mesi është absolutisht e mrekullueshme”, përfundoi ish-trajneri i Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online