Magjia dhe e mahnitshmja gjatë dekadës së fundit identifikohen vetëm me një emër, Leo Mesi. Kjo fjalë duhet të shkruhet me gërma të florinjta e t’i “përulet” çdo admirues i futbollit, qoftë kundërshtar i tij apo jo. Në fushën e lojës lëviz si “plesht” ama në të vërtetë është një “perandor” që flet me shifra.
Leo Mesi me statiskikën e fundit na tregon se është një nga lojtarët më vendimtarë të historisë. Kush shpallet lojtari i ndeshjes është automatikisht edhe ai që e ka vulosur fatin e asaj përballje. Leo e ka bërë këtë plot 225 herë që nga sezoni 2010-2011.
Në vendin e dytë si lojtari me më shumë çmime “Lojtari i Ndeshjes” është Kristiano Ronaldo me 125. Disi e madhe diferenca mes tyre, duke parë që arritjet e portugezit nuk kanë qenë aspak të vogla.
Dy legjendat janë të vetmit që e kalojnë numrin 100. Në vendin e tretë është Eden Hazard. Ish-ylli i Çelsit numëron 93 herë të ketë qenë lojtari i ndeshjes. Më pas vjen Zlatan Ibrahimoviç e Nejmar. Më poshtë ju njohim me listën e 10 më të mirëve në këtë aspekt:
- Lionel Mesi – 225
- Kristiano Ronaldo – 125
- Eden Hazard – 93
- Zlatan Ibrahimoviç – 89
- Nejmar – 65
- Luis Suarez – 65
- Garet Bejl – 62
- Antuan Grizman – 58
- Arturo Vidal – 53
- Marko Roish – 50