Nikaj përforcon Lirinë, merr ish-kapitenin e Kastriotit
Liria e Prizrenit vijon me përforcimet dhe ditën e sotme ka prezantuar dy afrimet e radhës. Bardhezinjtë e drejtuar nga Samuel Nikaj duan rikthimin në IPKO Superliga e Kosovës dhe për këtë bëhen ndërhyrjet e duhura.
Vilson Lila, mbrojtësi qendror që vjet ishte pjesë e Kastriotit dhe mbante shiritin e kapitenit, në janar provoi eksperiencën e parë në Kosovë me Gjilanin dhe tanimë vazhdon te Liria si kërkesë e vetë trajnerit Nika. Afrimi tjetër është Vigan Rexhaj, i cili lë Flamurtarin e Prishtinës.
Dy përforcime të reja nga Superliga e Kosovës njëri nga Sc Gjilani ( Vilson Lila) dhe tjetri ish-lojtar i joni tani i ardhur nga Kf Flamurtari ( Vigan Rexhaj )????+1???? #Drejtsuperligës
Gepostet von LIRIA FC am Mittwoch, 17. Juli 2019