Juventusi “armatoset” me një fantazist, zyrtarizohet francezi

Hamza Rafia është lojtari më i ri Juventusit. 20-vjeçari ka treguar aftësi mjaft të mira në Francë me Lionin. Këto të fundit nuk kanë pasur besimin e plotë te talenti dhe kanë vendosur të heqin dorë prej tij. Paratiçi është nga ata që nuk i ikin nga duart të tilla raste.

Rafia do të zbarkojë në Torino në këmbim të 400 mijë eurove. Në varësi të paraqitjeve të marokenit kjo shifër mund të arrijë deri në 5 milionë euro. Lioni do të ketë edhe 20% të kartonit të të riut. Ai është pjesë e moshave të kombëtares franceze. Sezonin e shkuar luajti vetëm shtatë ndeshje me Lionin, ku shënoi 3 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online