Liverpuli po bën një sezon fantastik deri në këtë pikë të sezonit. Vendi i parë në Premier pa asnjë humbje dhe katër pikë më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë dhe një nga kandidatët kryesorë për fitimin e Champions Ligës.
Jyrgen Klop ka arritur të përmirësojë fazën defensive të ekipit, ndërsa faza ofensive është një spektakël më vete. Trajneri i “The Reds” ka folur për “El Mundo Deportivo”, duke zbuluar se kë preferon midis Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.
“Kam vetëm një selfie në telefonin tim dhe e kam me Mesin. Edhe Kristiano ishte në dhomë kur e bëmë foton…” Përgjigje në stil dhe gjithçka është e thjeshtë për t’u kuptuar se kush është më i miri në botë sipas trajnerit gjerman.
Por, futbollisti më i mirë i historisë së futbollit është një tjetër. Ai është Pele dhe Klop nis e tregon adhurimin për legjendën braziliane. “Babai im më ka thënë gjithmonë se, pavarësisht nga ajo që njerëzit do të thonë në të ardhmen, Pele ka qenë më i miri. E kam takuar brazilianin në Botërorin e vitit 2006. Nuk jam tipi që nervozohem, por në atë moment po djersija si një i çmendur”, përfundon Jyrgen Klop, si gjithmonë i sinqertë dhe origjinal.
“I have one selfie on my smartphone. That’s with Messi. Cristiano was in the room, as well…” ?
Jürgen Klopp’s special Q&A at the @LFCFoundation Gala dinner premieres tonight. ??
? 21:30 GMT on LFCTV & LFCTV GO: https://t.co/DAxFjfdrlB pic.twitter.com/6aKseUcsE9
— LFCTV (@LFCTV) December 22, 2018