Berisha i tepërt, Tirana me sytë edhe nga Atinga

0

Tirana afroi në verë nga Vllaznia mbrojtësin Sedat Berisha. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia u mor nga shkodranët në ditët e fundit të merkatos dhe forma e tij fizike nuk ishte e mirë dhe trajneri Ze Maria duhet të priste derisa mbrojtësi të kapte formën sportive.

Nën drejtimin e brazilianit Berisha është aktivizuar në tre ndeshje në shtator, ndërkohë që më pas deri në mesin e muajit nëntor ai qëndronte në stol. Mema e grumbulloi në takimin kundër Laçit një javë më parë, kurse ndaj Flamurtarit mbrojtësi ishte në tribunë.

Qartazi duket se është i tepërt dhe drejtuesit duhet të gjejnë një zgjidhje. Ndërprerja e kontratës me marrëveshje do i nxirrte të dyja palët e fituara. Tiranës nuk i intereson të vijojë të paguajë një lojtar që e dërgon në tribunë, ndërkohë që edhe Berisha dëshiron të jetë i rëndësishëm, qoftë edhe në një ekip tjetër. “Divorci” është pranë.

Berisha duke ndjekur takimin me Flamurtarin | Foto: SportEkspres.com

ATINGA – Mbrojtësi 25-vjeçar nga Gana ka luajtur në 12 ndeshje me Tiranën si titullar, ndërkohë që në ndeshjen me Kastriotin ka pasur probleme dhe momentalisht është i dëmtuar. Shqetësimi kryesor ka të bëjë me shkallën e dëmtimit.

Mjekët i kanë dhënë disa ditë pushim Vinsent Atingës dhe ende nuk ka një diagnozë të saktë. Dyshohet të ketë probleme me meniskun, por vetëm pas pushimeve dimërore do të mësohet shkalla e dëmtimit dhe nëse ka nevojë apo jo për operim. Rezonanca do të përcaktojë gjithçka.

Në rast se do i duhet të operohet atëherë do të mungojë për të paktën dy muaj dhe ndoshta drejtuesit bardheblu do të te jenë të detyruar të gjejnë një tjetër mbrojtës. Sidomos nëse mbyllet bashkëpunimi edhe me Sedat Berishën.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.