Mesfushori i Laçit në paterica, mësohet shkalla e dëmtimit

0

Lajm jo i mirë për Laçin, që nuk kishte në ndeshjen me Kamzën mesfushorin Bojan Najdenov. Maqedonasi ka thyer gishtin e këmbës që në ndeshjen me Kastriotin dhe i është dashur të bëjë një ndërhyrje.

Një dëmtim i tillë e lë atë jashtë fushave të blerta 4-6 javë, çka do të thotë se për këtë sezon Najdenov nuk do të mund të japë kontributin e tij për bardhezinjtë. Jo vetëm kaq, por për momentin mesfushori është zhvendosur në Strumicë, ku edhe jeton familja e tij.

Laçi ka të programuar deri në fund të këtij viti tre përballje të rëndësishme me Flamurtarin, Tiranën dhe Teutën. Dy prej tyre i luajnë në transfertë dhe do tentohet të merren sa më shumë pikë. Aktualisht kurbinasit renditen në vendin e pestë në klasifikim, teksa kanë grumbulluar 26 pikë në pesë javë kampionat.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.