I mungon goli, Grezda shijon kreun dhe ka një premtim për tifozët

Eros Grezda u rikthye në formacionin titullar të Rejnxhërs, në fitoren 2-1 me përmbysje, që skuadra e tij regjistroi në trasfertën ndaj Harts, në Premier Ligën skoceze. Sulmuesi kuqezi kishte disa raste për shënim, por nuk pati sukses, ndërsa trajneri Xherard e zëvendësoi në minutën e 64-t, vetëm pak çaste pasi lojtari u ndëshkua me karton të kuq. Për faqen zyrtare të klubit, Grezda vlerësoi fitoren, e cila e ngjiti përkohësisht Rejnxhërsin në krye të renditjes, ndërsa beson se do të rikthehet te goli.

“Treguam karakter dhe nuk rreshëtm asnjëherë së besuari, edhe pse ishim në disavantazhin e një goli. U rikthyem shpejt në lojë dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Është gjithmonë bukur kur luan në formacionin titullar. Dhashë gjithçka që kisha dhe jam i kënaqur për kontributin në fitoren e skuadrës. Jemi në krye të kampionatit dhe do t’a shijojmë këtë moment”.

“Kisha një shans për shënim në pjesën e parë dhe dy raste të tjera në pjesën e dytë, por këtë herë goli nuk erdhi. Shpresoj të shënoj në ndeshjen tjetër. Tifozët? Si gjithmonë ishin fantastikë, kanë qenë të jashtëzakonshëm gjatë gjithë sezonit dhe shpresoj që të vazhdojmë të fitojmë, për t’u dhënë arsye që të festojnë”.

“Kemi fituar besim me këtë ecuri të mirë dhe tashmë duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Deri në pauzën e kampionatit, na pret një muaj i vështirë, por shpresojmë të vazhdojmë kështu. Kjo periudhë do të jetë mjaft impenjative. Nuk kemi kohë të qetësohemi, në mesjavë na pret një ndeshje e madhe në shtëpi ndaj Aberdinit. Si gjithmonë do të luajmë për të fituar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online