Salah “i vodhi” çmimin “Pushkash”, Bejl: Goli im, më i bukur!

Një gol me roveshatë në finalen e Champions League. Rrjetë nga ato që do të kujtohen gjatë, për mënyrën e ekzekutimit, por mbi të gjitha edhe rëndësinë e ndeshjes. E megjithatë, gjesti i shkëlqyer teknik përballë Liverpulit, nuk i mjaftoi Garet Bejl që të fitonte çmimin “Pushkash”, vlerësimin për “Golin më të Bukur të Vitit”.

Çmimi u fitua nga Mohamed Salah, për një zgjedhje, e cila u shoqërua me mjaft polemika. Mes atyre që nuk ishin dakord me vendimin, ishte edhe ylli uellsian. Për revistën “FourFourTëo”, Bejl tha: “Për të qenë i sinqertë, u befasova që fitoi Salah. Çfarë mund të them tjetër? Edhe pse Salah ka shënuar një gol mjaft të bukur, ky vendim bën që çmimi të jetë zhvlerësuar”.

Sulmuesi i Realit të Madridit, sqaroi edhe momentin e golit të realizuar. “Ishte një veprim instiktiv, isha i pozicionuar në mënyrën e duhur dhe arrita t’a godisja topin në mënyrë perfekte. Kur bën çdo gjë kaq mirë, e ndjen se topi do të shkojë në portë dhe pret vetëm që ai të kalojë edhe portierin. Sapo e realizova atë goditje, e kisha të qartë se kisha shanse të mëdha të shënoja”.

Uellsiani është i bindur, se rrjeta e tij ishte absolutisht më e mira: “Kam shënuar disa herë në mënyrë të tillë, por këtë herë goli erdhi në skenën më të rëndësishme: në finalen e Champions League, që është arena më e madhe e futbollit në nivel mklubesh. Ishte goli i fitores dhe mund të them pa frikë se ishte goli më i bukur i vitit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online